Pages

Subscribe:

StatsCounter

Tuesday, 22 January 2013

Barcaleta 5

Zogu i ngordhur
Ishin dy bionde dhe po ecnin ne park, dhe papritur njera thote..
- ua sa keq nje zog i ngordhur...
- ku eshte???- thote e dyta- dhe shikon larte ne qiell... 


Fryrja e makines
Ishte nje here nje bjonde dhe sheh nje burre duke fryre gomat e makines shkon dhe e pyet cfare po ben?
Po fryj makinen thote burri. po atehere pse i mban xhamat hapur? 


Pyetje
PYETJA: Cka ben biondina se pari kur te zgjohet ne mengjes?
PERGJIGJE: Vishet dhe shkon ne shtepi 


Pyetje
Cfare ben nje bjonde para pasqyres me syte e mbyllur?
Do te shikoje se cfare pamje ka kur fle gjume. 


Pyetje
Pse bjondet kur flasin e tundin gjithmone koken?
Per te bere kontak ato 2 neurone te vetme qe kane. 


Televizori
Shkon nje bjonde per te blere nje TV, dhe e pyet Shitesin:
-Sa kushton ky TV? Shitsi i kthen pergjigje edhe i thote: - Nuk ua shesim kete TV Bjondeve. Atehere bjondja shkon ne shtepi dhe I lyen floket e kuqe dhe perseri kthehet tek ky dyqani, dhe prap e pyt shitesin: -Sa kushton ky TV?
Shitesi perseri ja kthen pergjigjen: - Nuk ua shesim Bjondeve Bjondja habitet dhe e pyt Shitesin: - Nga e dije ti qe jam Bjonde?

Shitesi I pergjigjet:-E dija sepse kjo nuk eshte TV, por eshte Microwave per te ngoh ushqimin!! 


Rrypi
policia rrugore nalon nje bjonde qe po ngiste makinen i thot polici: pse se ke ven rrypin?
bjondja; nuk me shkon me rrobat qe kam veshur 


Kerkesa per Ndihme
Nje burr dhe nje bjonde jane duke u mbytur ne det dhe bjondja bertet NDIHME NDIHME .....por nuk i degjon asnjeri, e keshtu ky burri i thote:provojme te therrasim bashke se keshtu mund te na degjojne.
dhe bjondja therret: BASHKE BASHKE 


E shkurter
Nje bjonde ishte aq bjonde saqe nje nate teksa bente dashuri me burrin e saj, bie dera dhe ajo u fsheh ne dollap. 


Bjondja dhe makina
Nje brune dhe nje bjonde duke udhetuar ne autostrade. Brunes ne timon i ndalet makina.
Pse ndalove ? - pyet bjondja
- Nuk ka me nafte.
- Sa te zgjuara ju brunet, te isha une ne timon do kisha vazhduar te ecja



Kujdesi
NJE BJONDE VETE NE NJE NIGHT CLUB,NJEH NJE CUN DHE NUK HUMBT RAST TE KALONTE NATEN DUKE BERE SEks ME TE...NE MENGJES KY CUNI NGRIHET,I SJELL KAFENE TE KREVATE DHE E PYET:TE PELQEU SHPIRT?KJO NUK HAP GOJE,PO CNE QE SME FLET MI?-PYET PRAP CUNI...PO JA,ME KA THENE MAMAJA MOS TIU JAP KOFIDENCE NJEREZVE TE PANJOHUR!!!!! 


Bjondja e Zgjuar
nje djal i ri po kalone rruges shef nje bjonde dhe i thote bjonde eke rrallen sonde, ajo i pergjigjet bjondja eka pas mram sonte eka jotam!


Dy Shoqet
Ishin 2 shoqe njera brune tjetra bjonde.
Brunja shikon te dashurin qe po blinte lule ne nje dyqan, uaaaaa thot po blen lule ky. Pse pergjigjet bjondja ke frik se po i blen per ndonje tjeter?
Jo mi per mua por kur me blen lule i mbaj k........t lart. Pse i thot bjondja nuk keni vazo ne shtepi ti vesh lulet. 


Njeriu I Mire
Jetoj ne nje qytet te vogel, me disa mijera banore. Te gjithe e njohin njeri-tjetrin, te gjithe kane dicka per te thene, nje koment per te bere per kedo, qofte ky nga ana tjeter e qytetit a qofte fqinji i deres perballe. Kafen e pi vetem.
Nuk me pelqejne thashethemet, nuk me pelqejne njerzit qe flasin e flasin papushim. Ne lokalin e mbushur plot une kam vendin tim. Kamarierja e di se cfare marre. Si gjithmone nje ekspres dhe nje pakete cigare. Kafeneja zhuzhatet nga bisedat, ndersa une lexoj nen ze gazeten. Pi kafen, ndez nje nga nje cigaret. Dita rrjedh e qete brenda kornizave qe e zakonshmja ka mberthyer perseritje pas perseritje.
I humbur ne titujt e gazetes shoh nje siluete te me afrohet. Eshte nje burre tejet i stergjate. Ai ulet ne tavolinen time, nuk me pershendet, ne fakt nuk me hedh as syte. Kamarierja i servir edhe atij kafe. Ai pa me pyetur merr nje cigare nga paketa ime.

Cuditem me sjelljen e tij, por cuditerisht nuk nervozohem. I qete ai pi kafene. Nuk me flet, nuk me shikon. Prania e tij me ka shtangur. Me habit ky njeri.
Le menjane gazeten dhe e shikoj ngultaz, por ai sillet sikur une te mos ekzistoja. Merr perseri pa me pyetur, nje cigare nga paketa ime, dhe nuk e ka aspak te veshtire te shmang kontaktin me veshtrimin tim. Pastaj ai ngrihet, paguan kafene e tij dhe del.
Ineteresante them, dhe i rikthehem gazetes, por e shoh se e kam tmerresisht te veshtire te perqendrohem pas kesaj.
Dites tjeter ai vjen ne te njejten ore. Perseri ulet ne tavolinen time, nuk pershendet, nuk me hedh syte, porosit kafe, ndez nje cigare.
Kesaj here nuk cuditem. Zgjas doren e marr nje cigare nga paketa e tij. Ai nuk thote asnje fjale. Shikon per nje cast gjestin tim, dhe pastaj zhytet ne heshtjen e tij. Te dy heshtim, pime kafe, shkembejme cigare me njeri tjetrin dhe nuk e dime si quhemi. Jetojme ne qyetete te vogla ku cdokush di gjithcka per njeri-tjetrin, e nuk dime emrin e shoshoqit edhe pse tashme kemi mbi tre jave qe pime kafene bashke.
Ndihemi rehat, secili ne hapesiren e tij ne ate tavoline te vogel ku ne ulemi ne menyre simetrike, e po ne menyre simetrike kordinojme levizjet, shkembejme cigaret, madje dhe frymemarrjet. Cdo dite ne te njejten ore une jam atje, ne cep te lokalit me mikun tim te panjohur duke perjetuar eksperiencen me te cuditshme qe me ka qelluar ndonjehere. Tashme kam filluar te mendoj nje emer per te, nje histori, nje profesion.
Ai eshte shume i perpikte, gjithmone i rregullt, dhe nuk e rrufit zhurmshem kafene.
Nuk te bezdis asnjehere dhe merr fryme sikur te mos ishte. Une le cdo pune per te qene ne kafe ne ate ore, per te mos e lene vetem ate, per ta perjetuar kenaqesine qe te jep prania e tij, edhe pse nuk ja kam degjuar kurre zerin, edhe pse nuk e di ende nese ai eshte nen gjendje te flase. Thjeshte e kam rradhitur ne listen e miqeve te mij me te mire. Nuk do te preferoja ta pije me askend kafene e mengjesit, vec tij, njeriut qe duket se nuk e njeh askush tjeter ne kete qytet.

Me ditet gjithcka erdhi u be kaq e natyrshme, aq sa une nuk mund ta konceptoja faktin qe mund ta pije kafene pa te. Nuk mund te ngrihesha nga tavolina asnjehere perpara tij, sepse ashtu bere zakon. Ai vinte mbas meje, dhe ikte para meje. Nese do te me duhej te ikja une para tij kisha frike se do te dija te sillesha, pasi do te sihte dicka e re per marredhenien tone, e per pasoje mund te ishte nje hap i gabuar, nje dicka qe atij mund te mos i pelqente. Ashtu sic njerzit zgjedhin fjalet, ne menyre qe te mos i prekin te dashurit e tyre me ndonje fjale te rende, ne zgjidhnim veprimet, i permbaheshim skenarit tone.
Ai vinte cdo here pese ose 7 minuta mbas meje. Une sapo kisha bere rrufitjen e pare te kafese kur ai ulej ne tavoline. Une nuk e ngrija koken, sikur ai te mos ishte fare aty. Ndjeja after shavein e tij, dhe pastaj nga levizjet qe beja e shikoja se ai po nxirrte paketen, cakmakun, dhe nje shami te paster hundesh te cilat i vendoste ne tavoline me nje rregullsi te cuditeshme, tamam si instrumentat e nje kirurgu para operacionit.Ngrinte doren larte per ti terhequr vemendjen kamarieres e cila pas kesaj e dinte vete se cduhet te sillte. Une nderkohe pa e ngritur koken nga gazeta zgjasja doren drejt paketes se tij merrja nje cigare te cilen e ndizja me cakmakun tim, dhe e vendosja ne po te njejtin vend paketen. Pastaj rrufisja serish kafene.

Ai vazhdonte te pinte kafene i qete, dhe shume rradhe i hidhte syte nga gazeta, pastaj pesha e mendimeve e fundoste ne heshtje. kur vinte koha per te shkuar e shikoja tek dilte nga lokali, dhe mendoja se sa shpejte kalonte koha. Ngrihesha 5 ose 7 minuta mbas tij.
Cuditerisht nje dite e prita me gjate se zakonisht. Kaluan minutat e parashikuara dhe ai nuk po vinte. Pa e kuptuar u bera nervoz. Heren e dyte qe pashe oren vura re qe ai ishte gjysem ore me vonese. Nuk po me pelqente kjo. U ndieva i fyer. Duhej ta fyeja edhe une, me te njejten monedhe. Mendova qe kur te ai te ulej une do te ngrihesha nga tavolina ne menyre demonstrative dhe ai do ta kuptonte qe isha fyer. Ai nuk po tregohej i perpikte. Pastaj pata nje moment medyshjeje, dhe e quajta veten kalama. Burri i botes mund te kishte qene semure, a mbase mund te kishte ndonje hall familjar, ndersa une do te sillesha ne nje menyre aq te papjekur. Por e tere kjo nuk zgjati shume. U ndjeva i nxehur serish me te. Ai duhet te kishte gjetur nje menyre per te me lene te kuptoje se nuk do te vinte. Nuk kishte se si me linte te prisja keshtu.

Tashme kishte kaluar plote nje ore dhe ai nuk kishte ardhur. Ja tregoj une ketij mendova. Do ta bej per nje lek, qe ti vije zor nga vetja. Me te tilla mendime ne koke dola nga lokali. Kafja nuk me kishte shijuar fare, ndersa gazeten as qe kisha patur nerva ta lexoja. Po i drejtohesha rruges kryesore me idene se mund ta shikoja ne rruge edhe pse nuk e kisha parre kurre me pare. Po edhe po ta shihja nuk di se si do te isha sjelle. Nuk doja te beja ndonje gjest qesharak. Tek po kaloja prane furres se bukes pashe nje grumbull njerezish qe po qendronin perpara vendit ku afishohen lajmerimet e vdekjes. U afrova dhe midis shume fotove te tjera pashe foton e tij. Ishte me i ri ne fotografi. Ne fytyre kishte nje buzeqeshje te zakonshme. Dukej se fotoja ishte shkeputur nga ndonje fotografi familjare. Emrin e kishte patur mjaft te ndryshem nga ai qe kisha menduar une, ndersa moshen ishte shume me i ri nga ctregonte. Kishte qene i pamartuar. Ne fillim nuk ndjeva asgje, pastaj keqardhje, e me pas inat qe ai kishte vdekur e me ne fund turp qe isha nxehur me te.

Mu duk sikur e kisha tradhetuar.
Isha perlotur nga keqeardhja dhe vetem munda te them: Ai paska vdekur. Sa keq, paska vdekur.
E njihje: degjoj te me pyese nje nga ata qe dine gjithcka per kedo. E njihja : i them me zerin e plote qe ta degjonin te tere. Ishte nje njeri i mire.
OROSKOPI SI RROSKOPI
DASHI -- 20 MARS -- 19 PRILL Po ndigjo djali'i Lulashit (Bektashit) je tue i rà nè qafè shoqnisè, mos mendo se je mish "Dashit" rreh ma fort nga mishi i dhisè... DEMI -- 19 PRILL -- 20 MAJ Nè ketè botè gjithkush me t'veten, pra gjithmonè me gjanè e shpisè, ti si "Dem" mbaje pak vehten mos trazo "loptè" e kojshisè.. BINJAKET -- 20 MAJ -- 21 QERSHOR Fjalè tè urtè m'kanè thanè do shokè mos e ço nanen n'kojshi, se ka ndodhè me lindè "Binjokè", njeni i bardhè e tjetri i zij... GAFORRJA -- 21 QERSHOR -- 22 KORRIK Ju t'"Gaforres" me 6 kambè dy me'u thy, prap kceni hop, kurse mue Zoti m'ka nàmè, nji me thy, do t'eci n'shkop... LUANI -- 22 KORRIK -- 22 GUSHT N'oroskop njihesh "Lua", por trimninè e ke sa'i micè, sa herè don trimnì me ba e han shtjelmin n'mbrapanicè... VIRGJINESHA -- 22 GUSHT -- 22 SHTATOR Shej'i im ju ban me qeshè sa nuk qeshni as n'teater, n'oroskop jam "Virgjineshè" un qè ndrrova' i qind e kater. PESHORJA -- 22 SHTATOR -- 23 TETOR Nuk ke "Peshè" ma n'asnji vend, ke burrni sa'e zeza'e thonit, ti din vetem me shitè mend thue je nipi i Napoleonit... Ishte dashtè kètij mende lehtit me'i lidhè mbarpa nji teneqe, qè tue krisè per gjatè qytetit me'u dallue per farè e keqe... HAGREPI -- 23 TETOR -- 22 NANDOR Kje e bulur qyshè te djepi, hyllè u rrite n'duer t'satamè, n'oroskop quhesh "Hagrepi", bane Zot me ma ngjitè dhambè... SHIGJETARI -- 22 NANDOR -- 20 DHJETOR Shum u fryne porsi gjeli tue shitè mend me oroskop, "Shigjetar" si Wilhelm Teli, por shkoj shtrembt se je "miop". BRIJCJAPI -- 21 DHJETOR -- 20 KALLNOR Ti' i "Vllaznisè" me atè lloj hapit porten tande po'e shet lirè, po tè kishè brena "Sqapit" do tè ishe mbrojt's i mirè... UJORI--20 KALLNOR--19 FRORE Si nè frorè si nè qershorè mbushim kova n'pusa t'huej, t'marroftè Zoti ty "Ujorè" si na'i le çesmet pa ujè. PESHQIT -- 19 FRORE -- 20 MARS Ju tè "Peshkut" hani peshk, ka sa t'dushè lundra e Palok's, sidomos nè tavè kam rreshk, noten dhjetè krapit t' Shirokès.

0 comments:

Post a Comment

Outside Partners