Pages

Subscribe:

StatsCounter

Monday, 21 January 2013

Barcaleta 4

KUTIJA E LLOKUMIT
Per kush ka mend nè kokè besoj se i kujtohet kur nder vizita shkojshim me nga'i kuti llokum, me gjithse duket pak,por duhet tè vlersohet nji' e treta e pag's ditore per ne kushtonte shum. U sillshim maratonè nen sqetull me kuti, prej Gjyles te Marija,n'Serreq e derè n'pazarè, njiherè kutija e jonè u kthye persri n'shtèpi mbasi i kish rà rrotull qytetit mbrapsht e mbarè. Mjerimi kete llokumen e bani shum rrugaqe, kalonte dorè nè dorè,i ndrronte dyert per ditè, edhe pse merrte t'shkyme dhe u nxinte nder dy faqe u pshtillte me pak leter e fillè e per vizitè. Kto raste na ndihmuen sè paku me ndejè bashkè dialogjet plot me halle se na kish mblue kolera, se ma nder festa t'mdhaja n' Krisht - Lindje, a por per Pashkè, vajtojshim krye me krye pa na ndigju as dera... Nji zojè na erdh n'vizitè por shpija s'kishte asgja, me'jherè kutinè e sajè e hapem nè nji çoshe, por mbrendè asaj kuti besoni çka kemè pà, nè vend t'atij llokum,gjashtè drrasa katerçoshe.. Partija marimangè na kishte mbyllè n'pelhurè, s'u ndinte ma erè mishit,asgja nuk merrte shkrum, mendo se nji gjysè shekull tue u shtypè nè diktaturè, kish mblue bolleku shpinè,me nji kuti llokum...


Dhurata për fundviti Miqève tè mij...
Po shfrytzoj do çaste t'shpejta me qè due t'mè ndihet zani, sa me'u thanè 3-4 bejta çka n'zanatè e ka shkodrani. Edhe pse nuk jemè n'Atdhe po'u pershndes vllazen shqiptàrè, kush Krisht-lindje e Vjetè tè re t'i kaloni mirè e mbarè. Dhe pse jashtè bajmè mirè t'a themi se rrimè t'kapun dorè per dorè, se per fat kemè qenè e jemi pjesè e shkambit arbènorè.. Per kush ka pjestarè n'Shqipni n'Konispol deri nè Shkoder t'ngasin vrap e fillè n'shtèpij, tè rreshtohet te 'ajo voter. Porsa t'mrrijnè Zoti e thrret (per nji kèshillè qè don me 'i dhanè), mos t'mendojnè veç per shpij t'vet por t'ndimojnè dhe fukaranè 50 vjet njoftem urinè e ka prap shqiptàr t'mjeruem, shko me vrap gjeja shtèpin se do jeshè shum i nderuem.. Ju n'Prendim nuk jeni n'hije por jetoni n'qytetnim, keni marrè kulturè dhe dije njihni mirè çdo perparim.. E ato dije t'grumbullueme çojeni atje n' Atdhe, nxirni jashtè çdo gja t'vjetrueme edhe futni frymè tè re. Nder keto festa shkyni zanin der qè mjesi tè jetè pà, cep mè cep tundni vatanin se kjo moshè s'persritet ma. Merrni kangèt mbarè e mbarè si moderne e popullore e nder valle hyni n'garè me ato vajza engjellore. T'krisè shampaja, tè shkumbzinè, t'plasin dritat mbrenda n'dhomè, nuk ka gja se mbetè n'errsinè se t'ndriçojnè dy sy tè njomè.. Por kujdes ti e gjithkush rrij larg helmit qè t'drogon, se po u shfaqe karabush n'kazan t'plehit perfundon... Pra po s'kje njeri i dlirtè, (shum i gatshem per nenbishte), ke me mbetè ndoj ditè pa shpirtè te ndoj bankè diku n'lulishte. Edhe ti me bark sa'i vorr veni gojes dy tre shula, sepse zemra si motorr s'e duron trupin me tula Mishin n'tavè putarkè me mazè, rakin trio e torten dopjo, d.m.th. ke ardhè n'atè fazè me 'i herè zemra me t'ba skopjo Me veturè nèse perdridhesh i droguem mbrapa kokonash, mjerisht vjen nji ditè e mblidhesh me kullojce makaronash.. N'se aty ka kush hundè t'madhe qè ngjason me kollomoqin, mos e futni mbrenda n'valle se u pengon me pà shoshoqin... N'se aty ka ndoji tollac mos ia len pirunin lidhè, se tollac e pak koprrac me atè piru ai krehet fillè. N'se do t'keni ndoj krye-madh asht shum mirè per qiell e dhe, se n'sallè t'vogel ju ban hall, nxjerr dy dhoma e nji wece Per shum vjet vllazen shqiptàrè per shum vjet Atdhe i lirè, sot nji vjet e prap ma mbarè edhe ma me zemer t'mirè...


Futu për vrimë të celësit...
Tefa e Paulini si bashkëkrijues humori, shkonin natyrisht e i bënin vizita njëri-tjetrit në raste të ndryshme. Një ditë, Paulini e thirr Tefën në telefon, dhe i thotë se do kalonte andej. - Po mirë hajde - ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e derës së shtëpisë së Tefës... - Kush ashtë? - dëgjohet një zë nga brenda. - Jam unë Paulini... - Po mirë, futu për plasë të derës... - ia kthen nga brenda Tefa. -- Pas disa ditësh, i njëjti rit përsëritet, por në kahje të kundërt. Tefa niset e shkon tek shtëpia e Paulinit dhe i bie ziles. - Kush ashtë? - i thotë Paulini. - Tefa, Tefa, po hape derën... - Futu për vrimë të celësit... - ia kthen Paulini.


Tefa shkel kufirin...
Pasi ishte mërzitë me komunizmin në Shqipëri, Tefës i shkrep mendja e vendos të arratiset nga Shqipëria. Ai niset e shkon në kufi nga Zogajt, dhe don të arratiset për në Mal të Zi. Por syri vigjilent i kufitarëve të kohës së xhaxhit, e pikas këtë shtrembaluq, që po i afrohet kufirit. E rrethojnë ushtarët dhe si rezultat e kapin dhe kur e shohin se ishte Tefa, e marrin dhe e vënë në një makinë për në Shkodër. Kur mbërrijnë në Shkodër, policët i thonë Tefës: - Tefë, a ke dashtë me thy kufinin a?... - Jo more, - ua kthen Tefa, - po kisha mbetë në rrugë e nuk dijsha si me u kthy në Shkodër. Atëherë thashë, ma mirë po i afrohem kufinit, se ushtarët kanë me më kapë, e kanë me më pru me makinë në Shkodër...


Fajin e ka Shtjefni...
Për të gjitha të këqijat që ngjasshin në nji familje mjaft të pasun në Shkodër, faji i mbetej shërbëtorit plak, Shtjefnit. Thehet gypi i kanilit(1) - "Shtjefni"; merrte shkrumë darka - "Shtjefni"; nuk piqej buka në furrë - "Shtjefni"! Nji natë vonë, Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr nëpër shtëpi dhe e pyet me kujdes: - Shka asht, mori bijë, gjithë ky trazim? - Kurrgja, more Shtjefën, kurrgja. - Po ti fol, moj! - Nuses së vogël i leu nji djalë! - Mooos, pash zotin! - Pse?! - Tesh po thonë se "fajin e ka Shtjefni"!


Nga ’karadyzeni’ në ’karitas’
Mësimi i letërsisë pritej me padurim të fillonte. Profesor Toma e bën më tërheqës duke përdorur humorin Shkodran me mjeshtërinë e bejtexhinjve. - Sot, kena me fol për historin e letersis Shkodrane prej shekujsh. Filloi Pr. Toma duke shqiptuar një ‘o’ pak a shumë si ‘a’ dhe duke hequr ‘ë’ nga fundi i fjalëve. - Na e dina se kena pas t’huej mrend, e s’na kan lan me zhvillue letersin ton. Ndërhyri një student nga fundi i auditorit duke hequr ‘e’-në kur vinte pas ‘u’-së, dhe vazhdoi: - Ç’a na kan lan ata neve me ba? - Taman, njikjo qi tha Osoja asht pytje me vend. Për ket due me kallxue. Pr. Toma, u drejtua mbi podiumin ku kishte hapur edhe këmbët që të siguronte bazament sa më të qëndrushëm. Fytyra mori një pamje mjaft serioze. Tema ishte shumë e rëndësishme. - Turqit erdhen n’vendin ton me KARADYZEN. Pas 500 vjetesh ata u largun tuj marr DYZENIN. U mendua pakëz, duke u munduar të linte pas atë histori të shkuar një shekull më parë. - Po, na erdhi rusi me nji KARANDASH, qi na ka ndryshue krejt stilin e letersis ton. Kjo letersi e huej na majti deri n’fund t’shekullit t’kaluem. E ata shkuen tuj marr me vete DASHIN. Studentën nuk po flisnin. Mendonin ku do të qëllojë Pr. Toma. - Tash na kan ardh evropiant me KARITAS. Dihet se kur kan me u largu t’a po na marrin TASIN. Poplli yn tash ka nevoj per njat tas. Ishte përsëri i njëjti student që u tregua i paduruar dhe ndërhyri përsëri: - Po mir, zotni Toma, Ç’a ka me na met neve? - Ju jeni aq t’meçem sa me kuptue ç’a ka me na met ne, prap si ma par.



DASH
Solucioni larës i mirënjohur DASH pati jehonë deri në vendet arabe. Përse nuk njihet në Kinë apo Japoni? Këtë do ta kuptoni nga ngjarja e mëposhtëme: Në Itali bëhet rreklamë e fuqishme e këtij larësi me emër shqipëtar. Me siguri është marrë nga leshi i bardhë i dashit. Që të mos largohemi nga tregimi, në rreklama shikojmë fotografi me pëlhura të ndotura të cilat kur lahen me larsa të ndryshme nuk marrin atë pastërti dhe shkëlqim që u jep DASH-i. Pra, nga e majta në të djathtë dallohet efekti i këtij larësi të përsosur. Liçensa u ble nga një kompani shumë e njohur arabe dhe u bë ndërtimi i fabrikës dhe doli prodhimi i parë i larësit. U gjend edhe një arab që dinte Italishten përkryer. U bë edhe përkthimi i saktë i diçiturave që shoqëronin fotot e famshme. Televizori, gazetat, revistat si dhe parrulla me sipërfaqe gjiganteske që mbuluan ndërtesat e qyteteve, bënë një prezantim që nuk shkulej lehtë nga mendjet e arabëve. Rezultati: as edhe një kuti me larës nuk u shit! Falimentim i firmës! Faji doli nga përkthimi i diçiturës të cilës ju dha drejtimi nga e djathta në të majtë dhe nuk përkonte me fotografinë.

0 comments:

Post a Comment

Outside Partners